I njohur për freskinë e ujit dhe të pyjeve Lumi i Shkumbinit tërheq çdo vit me dhjetëra banorë nga Elbasani. Janë kryesisht pensionistë apo familjarë ata që i qëndrojnë besnik turizmit lumor, të cilin e quajnë jo vetëm të bukur, por edhe me pak shpenzime.
"Është pa shpenzime shumë dhe për të kënaqur jemi po shumë".
?Është freskët, është pastër, po ka akoma nevojë për pak dorë, që uji të ishte më i pastër?.
Megjithatë mungesa e vëmendjes nga pushteti vendor është e dukshme.
?Lumi Shkumbin është kthyer në një atraksion për shumë banorë të Elbasanit, por ajo që kërkojnë banorët është që ujërat e këtij lumi të mos hidhen më plehra, ndërkohë që pushteti të vendos të improvizojnë plazhe përgjatë lumit Shkumbin?.
?Pushteti që duhet të vejë dorë, duhet të vej dorë, është një pasuri e jona, që nuk e shfrytëzojmë, e kemi hedh në plehra?.
?Shkumbini i ka vetë ranën, hijet, pyllin, natyrën, bashkia duhet të bëjë një plazh, një shesh që kushdo që s?ka mundësi të iki në det të vijë këtu?.
Në një gjatësi prej 181 kilometrash lumi i Shkumbinit ofron jo vetëm plazhin e pyllin, por vende për peshkim dhe zona piktoreske që mund të vizitohen kryesisht fundjavave.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/